Thursday, May 2, 2013


Sa i  begate eshte planeti ku ne jetojme dhe cfare i kemi shkaktuar ne atij...
(Slide Show Video)

Monday, April 22, 2013



Mbetjet urbane dhe ndotja e mjedisit  (video)


Mbetjet urbane vazhdojnë të jenë një shqetësim serioz për mjedisin në Shqipëri, kjo pasi shumë njesi vendore i hedhin ato buzë rrugëve apo lumenjve, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin e banorëve. Megjithëse në Bushat, prej muajsh, ka përfunduar ndërtimi i një zone për depozitimin e mbeturinave për Qarqet e Shkodrës dhe Lezhës, bashkia e Shkodrës, vazhdon t'i hedhë ato në periferi të qytetit duke u bërë ndotësi më i madh i mjedisit.
Ndotja e mjedisit ne Shqiperi
Agjencia Mjedisore e Kombeve të Bashkuara e ka quajtur Shqipërinë, strehën e disa nga problemeve më të mëdha të mjedisit në Ballkan. Zhvillimi i tanishëm ekonomik në Shqipëri, ka përparësi më shumë se, çështjet e mjedisit, ndërkohë që duhet të kuptojmë që ky zhvillim nuk mund të jetë i qëndrueshëm, nëse nuk parashikon hapësira për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. Megjithëse qeveria ka përmbushur shumë nga “detyrat e saj ligjore” mbi çështjet e mjedisit, problemi qëndron tek implementimi i këtyre ligjeve. Për shembull, Shqipëria ka ratifikuar në vitin 2000 Konventën e Arhusit, që u jep të drejtë qytetarëve të marrin informacion për mjedisin dhe të marrin pjesë në vendim-marrje mjedisore, por kjo Konventë nuk mund të zbatohet kur Agjencitë Rajonale të Mjedisit, nuk kanë as numra telefoni fiks ku qytetarët mund të marrin për të kërkuar informacion. Aksionet e qeverisë për mbrojtjen e mjedisit, nuk duhet të jenë të veçuara, por pjesë e një strategjie dhe e politikave të mirëfillta profesionale.
Problemi i ndotjes por dhe së mjedisit nuk po trajtohet me seriozitetin e nevojshëm. Përkundrazi vazhdon të jetë një problem shumë i rëndë në të gjitha nivelet dhe nuk po shoh asnjë strategji reale të shprehur dhe të zbatuar për mbrojtjen e mjedisit, i cili në Shqipëri është mjaft i ndotur, për mosmarrjen e masave reale për bllokimin e ndotjes së tij. Unë mendoj se çështja e mbrojtjes së mjedisit nuk po trajtohet ashtu si duhet të trajtohet dhe nuk po zë vendin që duhet të zërë dhe realisht nuk po shoh të ketë një debat të qartë për këtë çështje. Dhe mendime të qarta për këtë çështje nga dikasteri përkatës, i cili vazhdon të mos ngrejë probleme. Ka një mungesë në sensibilizimin e opinionit në përfshirjen ne tij në mbrojtjen e mjedisit. Mjedisi shqiptar është kthyer në një mjedis me shumë probleme të mëdha që kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë dhe një strategji sa më të shpejtë. Mungon edhe transparenca, sepse dikasteri përkatës nuk publikon të dhëna dhe konceptet e tij.
Sa kohë do të zgjidhet ky problem ? Unë mendoj se ndotja e mjedisit duhet parë në disa nivele për tu zgjidhur. Kemi të bëjmë me ndotjen nga gazrat toksike, që vijnë nga makinat dhe nga industri. Në këtë pikë, shikoj se vazhdon përsëri metalurgjiku të jetë një ndotës i madh i ambientit dhe nuk shoh asnjë masë të shtetit për të detyruar kompanitë për pengimin e ndotjes që vjen nga metalurgjiku, ose nga fabrika e çimentos. Është një përgjegjësi e madhe e ministrisë që nuk po di t’i imponojë kompanitë që të sigurojë mos ndotjen e mjedisit nga gazrat.
Së dyti nuk po tentohet të pengohet ndotja e mjedisit nga makinat. Nuk ka një politikë doganore që të favorizojë makinat reja. Duke e lidhur edhe ëme TVSH-në. Sepse taksa doganore është shumë e vogël dhe të bllokojë makinat që kanë së paku mbi shtatë vjet që kanë hyrë në Shqipëri.
Së treti ndotja e mjedisit nga pluhurat me grimca të mëdha që vijnë nga ndërtimet pa kriter. Kompanitë që ndërtojë nuk kanë asnjë detyrim për të krijuar një punë me një ndotje sa më të vogël të mjedisit, përkundrazi baltërat dhe pluhurat janë të kudo gjendshme. Nuk ka asnjë interesim të ministrisë për detyrimin e kompanive që të zbatojnë të gjitha normat që duhet për mbojtjen e mjedisit. Punimet kryhen në kushtet e trafikut në rrugë.
Së katërti ndotja e mjedisit vjen edhe nga mbeturinat plastike dhe nuk ka asnjë masë sensibilizuese ndaj opinionit publik.
Së pesti ndotja vjen edhe nga materiale qe kanë mbuluar lumenjtë dhe pyjet në Shqipëri. Nuk sheh asnjë masë për t’i mbledhur dhe për krijimin e impianteve. Problem serioz është edhe problemi i erozionit të lumenjve. Ne po shkatërrojmë lumenjtë dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me mjedisin. Nuk shoh një vullnet dhe qoftë një zbatim të masave që mjedisi jonë të mos vazhdojë të shkatërrohet, ashtu siç po ndodh çdo ditë.